Si duket shumica e futbollisteve te kombetares kan formuar nje lloj
rituali qe mos ti pershendesin tifozat e saj, pra ata shqiptare. Keshtu si ne
shume ndeshje edhe ne Luxemburg futbollistet moren rrugen menjehere per ne
teshatore pas 90 minutave, pervec 3 lojtareve (Cana, Salihu dhe Berisha). Ky
injorim i kombetares eshte bere e zakonshme si ne ndeshjet ne Qemal Stafa ashtu
edhe ne ndeshjet jashte vendit. Ne, Dardanet Frankfurt ishim edhe ne kete
ndeshje prezent dhe u munduam qe pasi mbaroj ndeshja, me ane te gjesteve dhe
thirjeve qe lojtaret tane te afrohen tek tifozet qe kane perkahur kombetaren 90
minuta. Por si cdo here nuk erdhen (pervec 3 lojtareve te cilet u ceken edhe me
pare). Keshtu ndodh edhe ne Shqiperi, rrall here qe i pershendesin edhe pse edhe
atje Dardanet nga Prishtina, Shkupi, Kacaniku,Vushtrria,Prizreni etj. marrin
rrugen e gjate me plot sakrifica.
Te Diellen ne Prishtine kemi patur rastin ti shohim te dyja grupet
aktive, si Arpagjik't te cilet nga Prizreni kishin udhetuar me nje numer solid
(rreth 150 vete) ashtu edhe Plisat. Vendasit, pra Plisat si gjithnje ishin te
vendosur ne pjesen Lindore te tribunave ne stadiumin e qytetit ne Prishtine
kurse mysafiret ne tribunat veriore. Pjesa e pare kaloi konstant kendim nga te
dyja grupet kurse ne ate te dyten Arpagjik't rreth 10 minuta u munduan ta mbajne
gjall atmosferen deri sa Prishtina nuk shenoi gol. Goli i pesuar per prizrenasit
ishte tronditje e madhe e cila thuajse ishte vendimtare per mbijetese ne
Superlige kurse per vendasit ishte freski, ata u motivuan edhe me shume dhe nuk
u ndalen me brohoritjet e tyre deri ne fund te ndeshjes. Si Plisat ashtu edhe
Arpagjik't kane patur sharrje kushtuar Federates dhe rrefereve. Ndeshja kaloi pa
ferrkime dhe ekcese nga te dyja palet pasi qe dihet se ekziston nje miqesi ne
ems te dy grupe. Brohoritja e prizrenasve Prishtina-Plisat dhe nga ana tjeter e
vendasve Gjik Gjik Arpagjik ishin kujtimet qe mbeten nga kjo ndeshje teper
interesante sa i perket anes se tifozerise.
|
|
|